Vuçiç: “Dua paqe me Albin Kurtin e Ramush Haradinajn”

Presidenti i Serbvisë, Aleksandër Vuçiç, i është kundërpërgjigjur menjëherë deklaratave të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Hrasdinaj.

Shefi i ekzekutivit të Kosovës në një akademi përkujtimore të organizuar dje në 21 vjetorin e rënies së komandantit të Brigadës 113, Mujë Krasniqi dhe 40 dëshmorëve të kombit, pohoi se Aleksandër Vuçiç dhe kolegët e tij nuk mund ta mohojnë kurrë faktin që djemtë e UÇK-së i kanë larguar ata nga Kosova.

Presidenti serb tha se e ka kuptuar porosinë e Haradinajt, i cili pohoi se UÇK-ja e ka dëbuar ushtrinë serbe nga Kosova. Me reagimin e tij, Aleksandër Vuçiç i është përgjigjur edhe Albin Kurtit, i cili ka këmbëngulur se ai kurrë nuk do t’i japë territore Serbisë si ngushëllim për Kosovën e humbur

“Janë njerëz seriozë dhe porosi serioze, i kemi pranuar dhe kuptuar. Ata e dinë se cilat janë interesat e popullit të vet, dhe ne i dimë interesat e popullit tonë. Interesi ynë parësor është paqja dhe ruajtja e paqes”, tha Vuçiç.

Më tej Vuçiç ka pohuar se shqiptarët mendojnë se janë shumë të fuqishëm e serbët të dobët. Sipas tij, është më mirë që serbët të jenë të përgjegjshëm dhe seriozë, sepse e dinë se cilat janë interesat e tyre nacionale dhe shtetërore.

“Nuk më shkon mendja t’i ofendoj. Puna jonë është të ruajmë paqen dhe të ndihmojmë popullin tonë të qëndrojë, të ketë sa më pak gjykime për vepra verbale – më mirë të më gjykojnë mua sesa popullin tonë. Mua gjithmonë më interesojnë veprat e jo fjalët”-shtoi ai.

Loading...