Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka vendosur që të marrë pjesë në samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet në Tiranë dhe është nisur drejt kryeqytetit shqiptar.
Për pikëpyetjet nëse Vuçiç do të vinte apo jo në Tiranë, analisti Baton Haxhiu u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se të gjitha deklaratat e tij ishin lojëra.
Ai shtoi se nuk guxon asnjë lider i një vendi të mungojë në një samit të këtij niveli.
“Mendoj që Vuçiç do vinte drejt Tiranës që në momentin kur është paralajmëruar samiti. Këto janë lojëra të Vuçiç.
Një lider i një vend nuk guxon ta humbë një samit të tij. Nuk ishte befasi për mua, ai po përkëdhelte veten”, u shpreh ai.
Loading...