Deklarata e Vucic.
Teksa ka folur rreth ecurisë se dialogut Serbi-Kosovë, Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç,ka deklaruar se asnjë presion ndërkombetar nuk mund ta rikthejë Serbinë në tavolinën e bisedimeve me Kosovën, pa hequr taksën e vendosur ndaj mallrave serbë.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është deklaruar së fundi se do t’i rezistojë çdo presioni ndërkombëtar dhe nuk do të rifillojë bisedimet me Kosovën për sa kohë që qeveria e Kosovës do të vijojë të mbajë një taksë ndëshkuese ndaj Serbisë.
Negociatat e ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian për arritjen e një marrëveshjeje mes dy vëndeve, janë bllokuar këtë vit për shkak të çështjeve që janë vënë disa herë në diskutim si riorganizimi i kufijve, krijimi i Kosovës ushtria, refuzimi i Serbisë për ta njohur atë si një shtet dhe si si pasojë e bllokadës ndaj mallrave serb në muajin nëntor.
Gjatë muajit dhjetor presidenti amerikan Donald Trump u ka dërguar presidentit të Kosovës Hashim Thacit dhe homologut të tij serb Vuçiç,letra ku ka shkuar se pasi të arrijnë marrëveshjen Kosova e Serbia, do të priten dy liderët në Shtëpinë e Bardhë.
Agjencia amerikane e lajmeve shkruan gjithashtu se Kosova i ka vendosur taksat, të në përgjigje të lobimit serb kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, Interpol gjë që bie ndesh me angazhimet e kaluara të Kosovës e cila është përpjekur të plotësojë kushte e vendosura në funksion të integrimit rajonal dhe europian.
Ndërkohë, faktorët ndërkombëtarë i kanë kërkuar Kosovës të tërheqë taksën ndaj Serbisë, e cila u miratua të vendosej përgjatë muajit nëntor të këtj viti nga qeveria e Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është deklaruar më herët për tarifën 100% e vendosur ndaj mallrave serbe, se ajo është e drejtë e Kosovës dhe se përmes saj po mbrohet siguria kombëtare.