Vuçiç : Pa heqjen e taksës, do të kemi probleme

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka kërkuar edhe një herë nga institucionet e Kosovës që të heqin vendimin për taksën ndaj produkteve serbe, pasi sipas tij kjo është e vetmja mënyrë për t’i hapur rrugë dialogut.

“Edhe një herë, i bëj thirrje Prishtinës që ta heqin taksën”, ka thënë presidenti serb para gazetarëve.

Sipas tij një vendim i tillë do të zhbllokonte situatën.

“Jam i sinqertë, ndoshta edhe pak pesimist. Unë shpresoj, shpresoj që do të jetë një vendim i mençur që do t’i hap rrugë bisedimeve”, ka shtuar ai.

“Thirrja ime për partnerët Evropian të cilët kanë shumë ndikim në Prishtinë, është që të kërkojnë heqjen e taksës, sepse mendoj që është e rëndësishme që të vazhdojnë bisedimet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve për një të ardhme më të mirë”, ka shtuar ndër të tjera kreu i shtetit serb duke thënë se Bashkimi Evropian duhet të jetë me i qartë në këtë çështje.

“Pa heqjen e taksës, ne do të kemi probleme, shqiptarët dhe ne”, ka përfunduar Vuçiç./Balkanweb

Loading...