Vuçiç publikon foto me Ramën dhe Zaev: Ballkani i hapur iniciativë e jashtëzakonshme!

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka mbërritur pasditen e sotme në Shqipëri, ku do të zhvillohet takimi i radhës në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.

Kreu i shtetit serb, së bashku me kryeministrin Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, po darkojnë mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Vuçiç ka publikuar në rrjetin e tij social Instagram, një foto me Ramën dhe Zaev dhe shkruan .e Ballkani i Hapur është një iniciativë e jashtëzakonshme.

“Ne e konsiderojmë Ballkanin e Hapur, një iniciativë të jashtëzakonshme, e cila është bërë që njerëzit të jetojnë të lirë në rajon, në çdo qytet dhe fshat. Do të punojmë më fortë që të çojmë përpara bisedime të rëndësishme lidhur me këtë nismë” – shkruan Vuçiç.

Loading...