‘Vucici luan me kukulla e harta leshi’/ Rama i përgjigjet provikimin me flamurin serb mbi hartën e Kosovës

Loje me kukulla, keshtu e cilesoi Kryeministri Edi Rama provokimin e presidentit serb Alekdandër Vuçiç, me vendosjen e flamurit serb mbi harten e Kosovës.

Rama është përgjigjur nga Kukësi per kete akt, pasi ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit të stafit mjekësor nga Kosova.

Rama tha se harta e publikuar nga Vuçiç ishte një “hartë leshi”, ndërsa i është drejtuar liderit serb se shoku në Beograd që luan kukulla në Facebook.

“Kemi prej disa kohësh që i kemi bërë me dije ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës që jemi të gatshëm të kountibuojmë.

U vonua pak po më mirë pas asaj hartës së leshit që nxorri ai shoku në Beograd, duke lozur me kukulla në Facebook. Ne jemi një e ardhmja dihet për çfarë është. ne jemi një. Jam shumë i lumtur që e kemi çarë bllokadën.

Presim një sasi të konsiderueshme së shpejti dhe mjekët e Kosovës nuk do i lemë vetëm me shpresë që InshAllah në Kosovë do të venë vaksinat. Të 11 mijë bluzat e bardha të Kosovës do i bëjmë nëse Kosova nuk merr vaksinat”, deklaroi Rama.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç publikoi hartën e Kosovës me flamur serb në të në profilin e tij në Instagram. Kjo solli reagime të shumta ne Kosove dhe ne Shqiperi.

Loading...