Vullkani më aktiv përsëri në prag të shpërthimit

Një vullkan në Islandë, retë e tymit të të cilit mbushën qiejt deri në Evropë më pak se 10 vjet më parë, është në prag të shpërthimit të radhës, thanë së fundmi ekspertët.

Vullkani Grímsvötn shpërtheu herën e fundit në2011, duke lëshuar në qiell mijëra ton hi vullkanik që shkaktuan anullimin e rreth 900 fluturimeve në të gjithë Evropën.
Thuajse i mbuluar i tëri në akull, vulkani më aktiv i vendit ka regjistruar rreth 65 shpërthime në 800 vjetët e fundit.

Javën e kaluar autoritetet ajrore shtuan nivelin e paralajmërimit për aktivitetin e tij, duke sinjalizuar se magma po enjtet brenda tij.

Zyra islandeze e motit tha se rritja e nivelit të vigjilencës nuk do të thoshte se shpërthimi mund të ndodhë nga një moment në tjetrin, por shtoi:

“Të dhëna të shumta tregojnë se vullkani Grímsvötn ka arritur një nivel të konsiderueshëm trazire. Një shpërthim i mundshëm i tij nuk ka gjasa të rrezikojë jetën e njerëzve në komunitetin e Grímsvötn por mund të shkaktojë përmbytje lokale”.

Eksperti britanik Dr Dave McGarvie, tha se prej pozicionit të pazakontë të Grímsvötn, i cili është i varrosur në akull, shpërthimi i nxehtësisë mund të sjellë sasi gjigande të ujit të shkrirë.

“Ky ujë pas rënies rreth 45 kilometra, rrjedh në fund të zonës së akullt në formë përmbytjesh duke marrë përpara ura e rrugë automjetesh. Por megjithse akulli shton rrezikun e përmbytjeve, ai ofron barrierën e parë të mbrojtjes nga forca e eksplozionit. Kjo do të bëjë që hiri të lëshohet vetem dhjetra milje në ajër dhe jo me qindra, duke bërë që të shpërndahet më shpejt.”

Edhe problemet me trafikun ajror pritet të jenë më të vogla se herën e fundit.

McGarvie shton se vullkani shpërthen zakonisht një herë në pesë deri në dhjetë vjet, prandaj është koha për diçka të tillë./top channel

Loading...