Vullkani në Zelandë,shumë persona rezultojnë të zhdukur

Pas shpërthimit të vullkanit në Zelandën e Re, autoritetet policore kanë deklaruar se besohet që në kohën e shpërthimit, në Ishullin e Bardhë kanë qenë rreth 50 persona, dhe vetëm 23 prej tyre kanë arritur të evakuohen.

Aeroplanët që kanë fluturuar mbi ishull kanë evidentuar vetëm trupat e 5 personave kurse të tjerët rezultojnë të zhdukur.

Sipas autoriteteve nga 31 pacientët e shtruar në spital e që po trajtohen për djegie të shkallëve të ndryshme, një pjesë nuk pritet të mbijetojnë, sepse gjendja e tyre është mjaft e rëndë e u janë dëmtuar mushkëritë

Ishulli i Bardhë, i njohur ndryshe edhe si Whakaari është vullkani më aktiv në Zelandën e Re.

Loading...