WhatsApp ka konfirmuar se përdoruesit gradualisht do të humbasin aksesin në opsionet kryesore të llogarisë së tyre nëse nuk pranojnë azhurnimin e privatësisë.
Politika e re e privatësisë fillimisht ishte planifikuar të dilte në shkurt, por u vonua pasi u përfol se do të detyronte përdoruesit të ndanin të dhënat e tyre me Facebook-un, kompaninë mëmë të WhatsApp. Por rezultoi se nuk ishte kështu.
Kushtet e reja zbatohen vetëm për mesazhet që ju u dërgoni bizneseve. Facebook dhe WhatsApp do të vazhdojnë të mos kenë akses te mesazhet, thirrjet, vendndodhja dhe grupet tuaja private.
Mesazhet me bizneset janë të ndryshme nga mesazhet me familjen ose miqtë tuaj. Disa biznese të mëdha duhet të përdorin shërbime pritëse për të menaxhuar komunikimin e tyre,” -tha WhatsApp në një postim në blog. “Kjo është arsyeja pse ne po u japim bizneseve mundësinë të përdorin shërbime të sigurta pritëse nga Facebook për të menaxhuar bisedat e WhatsApp-it me klientët e tyre, për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe për të dërguar informacione të dobishme si faturat e blerjes.
Por, nëse komunikoni me një biznes me telefon, email ose WhatsApp, ai mund të shohë se çfarë po thua dhe mund t’i përdorë ato informacione për qëllimet e veta të marketingut, të cilat mund të përfshijnë reklama në Facebook.”
Kompania thotë se do t’i etiketojë qartë bisedat me bizneset që zgjedhin të përdorin shërbimet pritëse nga Facebook, për t’u siguruar që përdoruesit janë të vetëdijshëm kur të dhënat e tyre mund të ndahen.
WhatsApp ndryshon politikat, ja ç’duhet të bëni
Çfarë ndodh nëse nuk pranoni kushtet e reja të privatësisë?
WhatsApp do të vazhdojë t’i kujtojë ata që nuk kanë pasur mundësi ta bëjnë përditësimin e aplikacionit. Nëse i injoroni këto njoftime, nuk do të keni më mundësi të hyni në listën tuaj të bisedave, por përsëri do të jeni në gjendje t’u përgjigjeni në telefonatave ose videove hyrëse.
Pas disa javësh me funksionalitet të kufizuar, nuk do të jeni në gjendje të merrni thirrje hyrëse ose njoftime dhe WhatsApp do të ndalojë dërgimin e mesazheve dhe thirrjeve në telefonin tuaj, duke e bërë aplikacionin të padobishëm, derisa të pranoni politikën e re.