Përdoruesit e WhatssApp të cilët nuk pranojnë termat dhe kushtet e përditësuara deri në afatin e 15 majit, nuk do të jenë në gjendje të marrin ose dërgojnë mesazhe derisa ta bëjnë këtë.
Llogaria e tyre do të renditet si “joaktive” dhe llogaritë joaktive mund të fshihen pas 120 ditësh.
Thirrjet dhe njoftimet do të funksionojnë ende për “një kohë të shkurtër” por, ndoshta vetëm “disa javë”, raportoi TechCrunch.
WhatsApp njoftoi azhurnimin në janar dhe pati një reagim në mes të shumë përdoruesve që menduan se kjo do të thoshte se kompania po planifikonte të ndante më shumë të dhëna me kompaninë e saj mëmë, Facebook.
WhatsApp tashmë ndan disa informacione me Facebook, të tilla si adresa IP e pajisjes dhe blerjet e bëra përmes platformës.
Pas njoftimit fillestar, platforma të tilla si Telegram dhe Signal panë një rritje të madhe të kërkesës ndërsa përdoruesit e WhatsApp kërkuan shërbime alternative.
WhatsApp vonoi prezantimin fillestar dhe tani ka ndryshuar mënyrën se si po njofton përdoruesit për ndryshimet.