Deontay Wilder arriti që ta nokautojë dy herë Tyson Furyn, në mega duelin e zhvilluar në Los Angeles.
Boksierët u ndanë pa fitues, në një vendim të konsideruar kontraversial sipas tifozëve të boksit.
Fury ishte më i mirë gjatë gjithë ndeshjes, mirëpo ishin dy momente kur ai nuk u tregua i vëmendshëm dhe e gjeti vetën në tapetë.
Në raundin e 12-të, pas goditjes së fortë të “bomberit të bronztë” dukej sikur “Gypsy King” ishte i mbaruar, por ai befasoi të gjithë dhe u ngrit për të vazhduar ndeshjen.
E pabesueshme kjo situatë dukej për Deontay Wilder, të cilën gjë e tregon mimika e fytyrës së tij.
Me këtë barazim, amerikani tashmë ruan titullin e WBC. /Lajmi.net/
Loading...