Mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Dua të të bëj të lumtur’ i gjithë publiku është shkrirë së qeshuri me historinë e Xha Sulos i cili ishte i pranishëm në studio për të gjetur një shoqe për të kaluar jetën.
Ai ka pasur një histori të vështirë pasi ka qenë i martuar dy herë, ku me bashkëshorten e parë u nda pas 44 vjetësh, ndërsa e dyta nuk është më prej 10 vitesh.
Për këtë arsye ‘Dua të të bëj të lumtur’ kishte vendosur t’i gjente një shoqe pak më të re dhe përball i kishte vendosur moderatoren Einxhel Shkira, ish banoren e BB Xhensila Myrtezaj dhe Argjira Spancan.
Si fillim vajzat duhet të hekurosnin disa rroba më pas të lanin rroba, të qëndisnin emrin e Sulos në një shami, të bënin kafe turke,të hapnin peta byreku dhe në fund të qëronin qep.
Vajzat i bënë të gjitha sfidat dhe në fund Xha Sulo votoi me pikë dhe zgjodhi që si shoqe jete të kishte Einxhel Shkirën me të cilën u fiksua që në fillim të emisionit. Në fund të emisionit, Arbana ka rrëfyer se gjithçka ka qenë një lojë mes vajzave dhe Xha Sulos për të sensibilizuar të rinjtë që ti kushtojnë më shumë vëmendje të moshuarve.