Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka kujtuar rënien në detyrë të “Dëshmorit të Atdheut” kapiten Feti Vogli.
Xhaçka thekson se përulem me respekt për veprën sublime të “Dëshmorit të Atdheut” kapiten Feti Vogli.
“Dëshmori i Atdheut” kapiten Feti Vogli mbushi sot 7 vite që i mungon familjes, FA dhe Atdheut.
“Përulem me respekt para veprës sublime dhe trimërisë së “Dëshmorit të Atdheut” kapiten Feti Vogli, i cili prej 7 vitesh tashmë i mungon familjes, Forcave të Armatosura dhe kombit. Në 7-vjetorin e rënies në krye të detyrës, kapiten Feti Vogli nderohet edhe në Kabul, në memorialin kushtuar të rënëve, nga kolegët e tij që shërbejnë në misionin Resolute Support”, shprehet ministrja Xhaçka. /r.e/
TIRANË, 20 shkurt /ATSH – I. Vata/