Përgjimet e publikuara nga Bild kanë sjellë debat në Komisionin e Ligjeve, ku disa deputetë kanë kërkuar që të ketë një sqarim nga ana e Prokurorisë për materialet e publikuara nga media gjermane.
Një prej tyre që kërkoi sqarim nga ana e prokurorisë ishte dhe Fatmir Xhafaj, i cili deklaroi se kjo është një çështje me interes publik dhe nuk duhet trajtuar si çështje pazaresh dhe thashethemesh.
Asnjë prej deputetëve socialistë nuk mohoi përgjimet, po gjithë ideja e tyre qëndronte te sekreti hetimor, duke qenë se në Komision po diskutohej mbi projektrezolutën për prokurorinë.
“Prokuroria të dalë dhe të thojë se çfarë po ndodh me hetimet kur ka çështje me interes publik”, u shpreh Xhafaj, ndërkohë që Vasilika Hysi shkoi dhe më tej kur tha se kush nxjerr sekretet hetimore duhet të ndëshkohet sipas ligjit, duke kërcënuar në këtë mënyrë haptas prokurorët që merren me këtë çështje.
“Kemi prokuror të politizuar të cilët i përdorin informacionet. Duhet manual i posacëm për rregullat e komunikimit. Gazetaret nuk kanë faj, këtë punë kanë të gerrmojnë. Ka bashkëpunetor hetimi që duhen ruajtur”, u shpreh Braho në Komision.