Xhaka gëzon për kualifikimin, ka dy fjalë për kritikët: Ia mbyllëm gojën, luftuam deri në fund

Kualifikimi në çerekfinale ka gëzuar kapitenin e Zvicrës, Granit Xhaka. Teksa shprehte emocionet në një intervistë për televizionin SRF, ai ka folur edhe për kritikët.
“Kishte shumë fjalë, për tatuazhin, për modelin e ri të flokëve etj. Por mendoj se sot ne u mbyllëm gojën të gjithë kritikëve. Jam shumë krenar për këtë ekip. Ne luftuam deri në fund. Në minutën e 65-të pashë orën dhe mendova se ishte koha që të zgjoheshim. Mendoj se Franca konsideronte që fitorja e tyre ishte e qartë.

Por e dija që ne ende kishim mundësi nëse rezultatin e kthejmë në 2-3. Në kohën shtesë ne ishim dukshëm ekipi më i mirë. Ne do të festojmë sot ndërsa nesër përqendrimi do të jetë plotësisht te Spanja. Shumë veta e shohin vetëm punën vetëm në fushë dhe jo çfarë ka jashtë fushës. Ne jemi shumë krenarë për ato që na ka dhënë Zvicra. Të gjithë që janë këtu janë krenarë që luajnë për Zvicrën. Ju mund të më besoni. Diçka e tillë ndpdh vetëm njëherë”, tha Xhaka.

Loading...