Simboli i “Shqiponjës” duket se nuk e pengon për asnjë moment lojtarin e Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhakën.
Ai së bashku me bashkëshorten e tij kanë shfrytëzuar një darkë për festën e flamurit për të përshëndetur shqiptarët në ditën Kombëtare të Pavarësisë. Festa e tij me shqiponjë në Kupën e Botës në ndeshjen ndaj Serbisë shkaktoi tensione mes palëve, ndërsa kosovari theksoi më pas se nuk do ta bënte më, raporton “BalkanWeb”.
Loading...