Xhaxhai i 25-vjeçarit paralajmëron hakmarrje: Kam 5 djem

Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv i policisë ka shkaktuar një debat të madh në opinionin publik.

Gazetarja Anila Hoxha ka intervistuar ekskluzivisht për Open në Top Channel, xhaxhain e viktimës Hasan Rasha. Familjarët kanë hedhur poshtë versionin e policisë. Në rast se nuk zbardhet ngjarja nuk e di si do shkojë kjo punë.
“Kërkoj që të zbardhet kjo ngjarje se nuk e di si do shkojë puna. Ne nuk jemi një familje që kërkojmë sherr. Ne i shuajmë sherret”- tha xhaxhai i viktmës.
A do të thotë kjo se mund të shkoni në vetëgjyqësi?- e pyeti Anila Hoxha.

‘Nuk e di si do shkojë kjo punë. Unë kam 5 djem vetë dhe jam i 5-ti vëlla. Gjaku shkon me gjak. Prandaj në kërkojmë nga shteti, prokuroria, policia dhe nga ju gazetarët të zbardhet kjo ngjarje’- tha Hasan Rasha.

Loading...