Xheisara, banorja që la shtëpinë e Big Brother gjatë spektaklit të së martës tregoi se donte të bënte një tjetër lojë por zgjodhi të qëndronte e qetë.
Në emisionin “Fan Club”, Xheisara u shpreh se u pendua që zbuloi historinë e familjes po ishte në një moment kur kishte nevojë që të dinte se çfarë bëhej me të afërmit e saj që ndodheshin jashtë.
Xheisara: Unë qaja dhe kot aty brenda por në disa momente më dukej sikur asnjë nga njerëzit që doja nuk ishte më dhe nuk kisha mundësi t’i thoja se sa shumë i kam dashur dhe sa shumë i dua. Historinë e familjes nuk do të doja ta kisha thënë.
Nëse unë e thashë, ishte një moment kur kisha shumë nevojë të dija se çfarë po bëhej jashtë me të shtëpisë time dhe mendoj se nëse do të kisha vazhduar, atëherë do kisha dalë në Xheisarën që të tjerët kanë njohur jashtë.