Xhemi Shehu ‘kapet’ me komentuesin

Prej kohësh është përfolur për largimin e saj nga “Portokalli”, por Xhemi Shehu reagoi për herë të parë sot.

Aj postoi një video në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqet krah Salsano Rrapit.
“Shuuumë suksese skuadrës ‘Portokalli’ sonte, do të më mungojë shumë puna me ju e sidomos me ty Salsano Rrapi”,- ka shkruar bukuroshja krahas videos.

Moderatorja shqiptare reagoi në prag të puntatës së parë të këtij sezoni, i cili do të moderohet nga Eneda Tarifa.

Por, postimi i saj u komentua shumë nga ndjekësit, të cilët shprehen se do t’i mungojë dhe do t’i marrë malli për Xhemin.

Por, mes komenteve të shumta, ra në sy njëri: “Vetë u largove, nuk të hoqi njeri”.

Përgjigja e Xhemit nuk ka vonuar: “Edhe s’duhet të më mungojë pse ika vetë, kështu?!”.

Ende nuk dihet nëse do ta shohim në një tjetër program, por pak kohë më parë, shqja e saj Arbana Osmani tha se d të sigurohet që fansat e saj të mos i marrë malli për të.

Loading...