Xhemi Shehu konfirmon largimin nga ‘Portokalli’

Moderatorja, Xhemi Shehu, nuk do të jetë më pjesë e “Portokallisë”.

Lajmi që qarkullonte në formën e thashethemeve, u konfirmua nga vetë Xhemi, përmes një komenti në Instagram.

Në foton e postuar nga mikesha e saj, Arbana Osmani, një prej ndjekësve i drejtohet Xhemit për ta pyetur nëse lajmi i largimit të saj është i vërtetë apo jo.

Shehu, është përgjigjur me “PO”, duke i dhënë fund njëherë e mirë dyshimeve.

Loading...