Xhensila Myrtezaj ndan me të gjithë periudhën e vështirë të jetës dhe dyshimet për kancerin e gjirit

Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj, ka reaguar në lidhje me sëmundjen e rëndë të kancerit të gjirit. Xhensila ka folur për eksperiencën e saj.

Xhensila Myrtezaj ajo që ka ndarë me ndjekësit e saj një videomesazh, ku dhe ka rrëfyer eksperiencën e saj duke thënë se të gjitha jemi të barabarta në këtë luftë, siç e cilëson ajo.

“Pas lindjes së vajzës, dhe pasi mbaroi procesi i gjidhënies, kuptova që kishte diçka që nuk shkonte me trupin tim. Më është dashur ta mbaj këtë gjë brenda vetës për dy muaj rrjesht, një frikë shumë e madhe nuk më lejonte ta ndaja me të tjerët këtë gjë, por më vriste edhe shumë ndërgjegja që po bëja shumë gabim. Sigurisht, Besi më dërgoi tek mjeku, dhe falë Zotit gjithçka ishte në rregull, ishin thjesht disa ciste që i dalin nënave pas gjidhënies”, tregon Xhensila.

Këngëtarja ka treguar se pas atij momenti të trishtë, ajo bën check-up çdo 6 muaj dhe ekon morfologjike çdo 2-3 muaj.

Ndër të tjera Xhensila u ka sugjeruar që të gjitha vajzave dhe grave që të bëjnë të njëjtën gjë për ta parandaluar atë që në fazat më të hershme.

Për ta përmbyllur, artistja u ka bërë thirrje të gjithave që vuajnë nga kjo sëmundje e rëndë për të gjetur forcën dhe motivimin për ta luftuar atë.

Loading...