Xhensila Pere së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, ku moderatorja i ka bërë edhe disa lojra.
Si pjesë e lojës, Xhensila ka shkëmbyer mesazhe +18 me disa nga emrat më njohur të tregut shqiptar, si Olsi Bylyku, Enca, etj.
Në mesazhin me aktorin e humorit Olsi Bylyku, bisedat me të cilin janë publikuar, Xhensila i kërkon atij t`i bëjë masazh dhe i thotë se i ka munguar shumë.
“Zemër. A e di se më ke munguar mbrëm? Më ngeli në mendje mesazhi që më bërë. Do takohemi përsëri sonte mbrëma?” ky ishte mesazhi që Xhensila i ka dërguar Olsit dhe vipave të tjera.
Por përgjigja e Olsit ishte epike “Shpirti, të kam thënë 100 herë, se bashkë jemi miq po do prishesh me njerzit e tjerë që se dinë që pi hashash”.