Moderatorja Xhensila Pere ka bërë një deklaratë të fortë për meshkujt shqiptarë. Gjatë një interviste për “Glamour Zone”, modelja tregoi arsyet pse lidhjet e saj nuk janë afatgjata.
Sipas ish-banores së “Big Brother”, meshkujt në vendin tonë “dëgjojnë shumë familjen dhe nuk kanë këllqe që të ecin me këmbët e tyre”. E pyetur pse përfundoi lidhja e saj e fundit, Xhensila tha:
“Le të themi që aq ishte. Të gjitha lidhjet e mia janë shumë të gjata. Jam një person që kur vendos të lidhem me dikë, e shoh gjithë jetën me atë person në krah me të mirat dhe të metat që mund të ketë. Por ja që ka dhe një fund. Kur ka jeta, imagjino një lidhje”.
Arsyeja më idiote që besoj se e ka shumica e meshkujve është çështja e mentalitetit. ‘Të dua, s’kam jetë pa ty, por nuk mundem nga ato që dëgjoj, sepse askush nuk do të të shohë të lumtur, me një partnere të arrirë në krah dhe të shohin më tepër si një kërcënim sesa si një çift që duhen në fund të ditës.
Kanë qenë paragjykimet e njerëzve që ‘Ça do ti me atë?’. Gjëja më e ulët që bëjnë shumica e meshkujve shqiptarë është që dëgjojnë shumë familjen dhe nuk kanë këllqe që të ecin me këmbët e tyre dhe të marrin vendimet e tyre, pavarësisht se sa e duan personin”.
Advertisements
Pere tha se është beqare dhe për këtë ka një arsye të thjeshtë.
“Njerëzit duhet të kuptojnë që gjërat i marr atëherë kur i dua. Thjesht nuk e dua martesën në këto momente. Martesën e mendoj, por është pak larg për momentin. Kur të jem në kërkim të një martesë, të një fëmije, do ta kem, sepse do jap 100 për qindshin tim edhe s’ka shpëtim”,- u shpreh zeshkanja seksi.
Gjatë inetrvistës, Xhensilës iu dha edhe një dënim: të shkruante një mesazh +18 dhe t’ia dërgonte disa personave për të parë reagimin e tyre. Një ndër këta persona ishte edhe aktori Olsi Bylyku.
“Zemër, a e di sa më ke munguar mbrëmë? Më ngeli në mendje masazhi që më bëre. Do takohemi përsëri sonte mbrëma?”, i shkroi Xhensila.
Ndërkohë, përgjigja e aktorit të humorit ishte: “Shpirti, të kam thënë 1,000 herë se bashkë jemi miq, po do prishesh me njerëzit e tjerë që s’e dinë që pi hashash! Dënim 100 për qind, ma mori mendja”.
Pasi u qetësua, Xhensila tha se Olsi ka në krah një partenere (Egli Tako), për të cilën duhet të ndihet me fat.
“Ja pse e adhuroj. Më fal! Do shifemi. Është artist dhe nga personat e vetëm të lidhur që unë njoh… e di se sa shok janë ata me njëri-tjetrin dhe e di se çfarë vajze kampione ka Olsi në krah dhe për këtë është shumë me fat dhe është ndër të vetmit që isha e bindur që do më kuptonte, por thjesht sikleti ishte i pashmangshëm”,- tha Xhensila.
A i ka mbetur peng ndonjë lidhje? Edhe për këtë Xhensila e kishte një përgjigje:
“Po, kam një peng në jetë, sepse nuk munda që ta marr timonin komplet në dorë për të ndryshuar rrjedhën e gjërave, sepse realisht nuk ishin në dorën time. Por ka një diçka që më ka ngelur peng. E kam pak të vështirë në momentin që e ndaj mendjen dhe në momentin që them ‘stop’, është realisht stop. Pengu ka ngelur, por kurrë kthim mbrapa”.