Xhesti human i Kim Kardashian, do t’ia paguajë qiranë për pesë vite një ish-të burgosuri

Kim Kardashian zbulon se pronarët ia kanë refuzuar kërkesat e qirasë një ish-të burgosuri, ndërsa zotohet se do t’ia paguajë për pesë vite për shkak të dosjes së tij penale.


Kim Kardashian u ka bërë thirrje fansave të saj për ta ndihmuar të gjejë strehë një të liruar nga burgu, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.Ylli televiziv, 38-vjeçe, në Twitter ka lutur ndjekësit të gjejnë një apartament për Matthew Charles, i cili në vitin 1996 u dënua me 35 vjet burg për shitje të kokainës dhe shkelje të tjera të ngjashme.


I NGJAJSHËM
FUSTANI QË GATI I NXORI NË SHESH TË PASMET E KIM KARDASHIANMe një ‘tweet’ ajo shpjegoi se po planifikon ta paguajë për pesë vite qiranë per Charles, i cili nuk kishte fat të gjente një shtëpi.Kim ka treguar se aplikimet për qira ish-të burgosurit iu refuzuan për shkak të dosjes së tij penale.Charles u lirua nga burgu në janar të këtij viti, falë reformave ligjore, për të cilat vetë Kim e kishte ndihmuar Donald Trump që t’i miratojë. /Lajmi.net/

Loading...