Hirving Lozano vazhdon të rikuperohet, pas goditjes së rëndë që mori në ndeshjen e kombëtares meksikane kundër Trinidad & Tobago. Lojtari i Napolit mori një shtyrje nga duart e Alvin Jones, çka e bëri të humbiste ekuilibrin dhe të binte në tokë, por u përplas brutalisht me gjurin e portierit Marvin Philip. “Chucky” u dërgua urgjent në spital për t’u kontrolluar dhe ekzaminuar nga ana neurologjike.
Chucky’ Lozano reappears after the brutal entrance that sent him to the hospital
Yon de Luisa, presidenti i Federatës Meksikane të Futbollit, pohoi se Lozano është në gjendje të qëndrueshme dhe do të qëndrojë në Dallas ditët e ardhshme, në pritje të evolucionit të dëmtimit të tij: “Dje ishim në gjendje të flisnim me të, kishte shumë dhimbje, por në terma të përgjithshëm ishte i qetë.
Nuk mund të them se ishte i lumtur, por ishte mirë. Goditja ishte brutale, iu deshën më shumë se 40 qepje te plaga mbi syrin e majtë për shkak të llojit të goditjes që mori. Do të jetë nën mbikqyrjen e mjekëve në Dallas. Ata i kanë kërkuar që të qëndrojë atje për një javë”.
Lozano iu nënshtrua një ekzaminimi të hollësishëm neurologjik për të konfirmuar se nuk ka dëmtime ose pasoja të konsiderueshme nga goditja e rëndë në kokë. Rezultatet e para nuk flasin për rreziqe serioze, por duhet mbajtur nën monitorim të rreptë edhe disa ditë.