Gjykata e Stambollit ka dënuar me 16 vite e 8 muaj burg aktorin e njohur të telenovelave Adnan Koç.
Ai u arrestua në vitin 2018 në qytetin Atasehir gjatë një operacioni anti-drogë, ku ai bashkë me vëllain dhe disa të tjerë plagosën disa policë.
Krahas akuzës për trafik të lëndëve narkotike, gjykata e dënoi atë edhe për “tentativë vrasjeje të punonjësit të policisë”. Kjo është një akuzë e rëndë në Turqi, për të cilën ai tashmë duhet të japë llogari përmes kalimit të shumë viteve në burg.
Koç ka luajtur në një numër të madh telenovelash turke, një pjesë e të cilave janë transmetuar edhe në Shqipëri.
Loading...