Ish-Ministri I Drejtësisë Ylli Manjani nëpërmjet një statusi në Facebook ka pasur një apel për deputetët e opozitës së re, të cilët rimorën mandetet e lëna nga ish-deputetët e opozitës.
Në fjalën e tij ai shprehet se vendi vlen më shumë se një rrogë dhe një veprim I tillë duhet të bëhet për solidaritet me popullin shqiptar.
“Ndaj mirë bëjnë ti dorëzojnë atë mandate e të bëhen pjesë e familjeve të tyre politike, aty ku e kanë vendin real. Në ato familje ku edhe u promovuan në lista si kandidatë për deputetë! Jam i bindur që shumë prej atyre ary mendojnë kështu.
Nuk është as turp e as vonë të veprojnë kështu si mendojnë!”-shprehet ndër të tjera Manjani.
Postim i plotë:
Deputetët zëvendësues, pavarësisht arësyeve që patën kur morën mandatet, duhet të kuptojnë se i shërbejnë vendit në mënyrë besnike nëse i dorëzojnë ato mandate.
Nëse kanë pak ndjenjë shoqërore e solidariteti me popullin shqiptar, duhet ti lënë atë mandate.
Shqipëria vlen më shumë sesa rroga e deputetit!
Ndenja në atë parlament i jep atë pak frymë që po merr qeveria më e keqe pas asaj të Adil Çarçanit.
Është qeveria që riktheu izolimin ndërkombëtar të vendit. Riktheu shtetin, policinë e gjykatat politike kundër njerëzve që protestojnë. Riktheu drejtësinë popullore. Riktheu votimet moniste që i shet për zgjedhje.
Është qeveria që na damkosi ndërkombëtarisht si popull trafikant e drogaxhinjsh.
Është qeveria që po na rikthen vizat.
Etj etj.
Nuk ka stabilitet me një qeveri të tillë!
Ndaj mirë bëjnë ti dorëzojnë atë mandate e të bëhen pjesë e familjeve të tyre politike, aty ku e kanë vendin real. Në ato familje ku edhe u promovuan në lista si kandidatë për deputetë!
Jam i bindur që shumë prej atyre ary mendojnë kështu. Nuk është as turp e as vonë të veprojnë kështu si mendojnë!
Ndjenja ende aty është e kotë, sepse edhe ai pak ajër po i mbaron qeverisë anti shtet!