Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani duke marrë shkas nga situata e krijuar për shkak të koronavirusit, thekson se bota është në ankth për gjetjen e vaksinës, ndërsa thekson se Rama shet mend se na shpëtoi ai nga virusi.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ Manjani në linjën e ironisë, shton për Ramën se “me krenari deri në budallëk e pranon se sistemi i tij shëndetësor është “me numrin më të ulët të shtretërve”, por ama Ai është shpëtimtari.”. Manjani shton më tej se kur t’i mbarojë afati, Ramës do i kenë mbaruar edhe fjalët.
Shpëtimtari (vet)mburravec
—————-
E gjithë bota shkencore, politike e financiare është në ankth për gjetjen e një vaksine apo ilaçi që lufton COVID. Kryeplaku ynë na shet mend me një entuziasëm idiot se “…. na shpëtoi nga virusi” pa vaksinë e pa ilaç!!!
Madje me krenari deri në budallëk e pranon se sistemi i tij shëndetësor është “me numrin më të ulët të shtretërve”, por ama Ai është shpëtimtari.
Për të qeshur e për të qarë!
Po mirë more zoti “shpëtimtar”, le të themi(për një moment) rrofsh që na shpëtove, po ata që vdiqën pse i le të vdesin?! Po flasim për ato që vdiqën në spitalet e Tij, se ata që ndërruan jetë pa i telefonuar 127 nuk e merituan vemendjen e shpëtimtarit.
Nejse, kohë e humbur kjo me kundërshti llogjike ndaj vetmburrjes publike të shpëtimtarit.
Nga ana tjetër, askush nuk po i thotë “as hyp se të vrava e as zdryp se të vrava”. Kot vet-viktimizohet.
Thjesht po i themi troç:
IK se na hape barkun!
Ik se ky vend ja del edhe pa ty!
Ik e merru me baltë(poçeri) se boll e bërë baltë këtë vend!
Fundja nëse e ka të nevojshme për të ushqyer narcisismin po i theni edhe “tu rrit’të ndera”, po IK tani sa je në afat.
IK se kur të të mbarojë afati, do kenë mbaruar edhe fjalët…
Më në fund, ata që e mbajnë për shpëtimtar, le ta mbajnë në kornizë e ta puthin nëpër shtëpitë e tyre po të duan. Le ta dëgjojnë me zë e figurë edhe nga ERTV, për aq sa paguhen prej Tij.
Po druaj se kur të ketë ikur, do e kthejnë pllakën dhe ata…