Me vendim të Gjykatës së Durrësit, Valbona Sako vërtetohet si kryetare e Bashkisë së qytetit bregdetar.
Ndonëse u refuzua nga e njëjta gjykatë dy ditë më parë, me vendim të gjyqtarit Shpëtim Reka, Sako ka tashmë një vërtetim për mandat të ligjshëm si kryetare e Bashkisë.
Lidhur me këtë vendim, Manjani thotë se ajo që ka ndodhur në Durrës është një skandal që nuk është dëgjuar më parë.
Statusi
As është parë e as dëgjuar deri më sot, kjo që ndodhi në Gjykatën e Durrësit!
Që dy gjyqtarë të së njëjtës gjykatë të shqyrtojnë dhe të vendosin mbi të njëjtën kërkesë, me të njëjtët kërkues e me të njëjtin objekt nuk kishte bërë vaki!!!
As korrupsioni nuk e ka bërë dot këtë pocaqi ligjore.
Dmth ç’a s’do jepnin humbësit e gjyqeve, që të ri gjykoheshin nga fillimi me një gjykatës tjetër që ja kanë “gjetur anën”…
Pra Siguria Juridike, gjëja e gjykuar, hierarkia gjyqësore dhe të gjitha parimet themelore të sundimit të së drejtës NUK EKZISTOJNË MË!
Nuk kisha ndonjë dyshim që rrumpallhania politike që qeveris kështu do bënte, por nuk e di se ç’thotë Palmeri, Sorecca, Mogherini, Hahn, Reeker, Boschard e nuk e di kush tjetër?!!!
Të fala reformës, drejtësisë e gjithë shtetit ligjor- i thonë kësaj pune!