Ylli Merja mjeku popullor, bën mrekullinë për 5-vjeçarin

Një 5-vjeçar nga Shkodra e cila luftoi me trombocitopeninë ka arritur që të dalë fitimtar ndaj kësaj sëmundje.

Prindërit të trembur iu drejtuan specialistit të bimëve mjekësore, Ylli Merja.

Ai nisi trajtimin e vogëlushit duke synuar në fillim përmirësimin e gjendjes së zorrëve. Përdorimi i barit të bletës, sherebelës, lule basami, lule bishtamithi dhe rrënja e sanzës ndikojnë direkt tek pikat e dobëta të shëndetit.

Merja tregoi për News24 se problem i trombocitopenisë është tek prodhimi i këtyre pllakëzave të gjakut në placën e kuqe kockore. Ulja e tyre krijon hemorragji të brendshme dhe hematoma të dallueshme në lëkurë. Shkak sipas Merjas është ushqimi jo i favorshëm, lambia, rrezatimet e ndryshme apo edhe mungesa e vitaminës K.

Në pamundësi që familja e djalit të vogël të vinte në klinikën e Merjas në Tiranë, për shkak të bllokimit të rrugëve nga pandemia, ai e ka takuar vogëlushin në Shirokë. Atje ai sigurohet se djali është mirë dhe thotë se tani i ka të kënaqshme parametrat e gjakut dhe kryesisht të trombociteve.

Merja tha se duhet punuar me shëndoshjen e zorrës që ajo të përthithë siç duhet vlerat ushqimore e më pas të punohet në të gjitha drejtimet.

Duke folur për raste të veçanta, përmendet Kosova si vend me shumë persona të prekur nga trombocitopenia, me shkaktarë të dyshuar pasojat e përdorimit të armëve, rrezatimet apo edhe lambia. “Kapja në kohë, pirja e një çaji në çdo vakt, janë ilaçi më i mirë.”-thotë Merja shpresëplotë në trajtimin e trombocitopenisë.

Loading...