Gazetari Ylli Rakipi ka dhënë mbrëmjen e sotme një intervitë në Ora News për të treguar se përse u mbyll emisioni i tij ‘Të Paekspozuarit’ në News 24.
Rakipi ka treguar se është e vërtetë që emisioni i tij është mbyllur, madje bashkë me të është mbyllur dhe ai i Adi Krstës ‘A Show’.
‘Emisionet janë mbyllur. Ky nuk është abuzim ju e dini e keni mësuar, mësojeni dhe nga unë.
Në fakt unë kam vendosur të them dy fjalë sot. Sepse një kategori njerëzish e vogël, por dhe ndonjë koleg I yni, afër dhe larg meje, kërkon ta cojë këtë problem tek programacioni dhe tek ideja që gjëra të tilla ndodhin në mënyrë të rëndomtë.
Përpiqen ta cojnë tek pronarët. Shqipëria po shkon në një regjim të plotë. Po instalohet një regjim i plotë me një kryeministër që ka staturën e një diktatori, autokrati’ u shpreh gazetari Ylli Rakipi.
Më tej, i pyetur nga gazetarja Beti Njuma nëse emisioni ishte mbyllur sepse i kishte mbaruar kontrata 1 vjeçare, sipas zërave që qarkullonin, Rakipi e ka mohuar, duke shtuar se kontrata i mbaronte në gusht të 2020.
‘Kontrata ime është prerë në mes.Mbaronte në gusht të 2020. Po kjo nuk përbën ndonjë element shumë të rëndësishëm, por unë në emisionin tim përgjatë transmetimit të tij kam pasur problematika të mëdha me qeverinë dhe zotin Rama. Mund t’ju sjell plot materiale filmike ku në tryezë kam pasur kryeministrin Rama dhe ai bën presion për intervistën me të dhe I thotë ik p…
Kam pasur në tryezë presidentin e Republikës dhe është ndërprerë biseda me të në mënyrën më të çuditshme në botë dhe lideri, udhëheqësi, u kthye nga një miting dhe do të thoshte dicka që e harroi dhe më kanë ndërprerë emisionin me presidentin e Republikës’, ka shtuar Ylli Rakipi.