Yuri Kim bisedon me kryeministrin Edi Rama dhe ministren Olta Xhaçka lidhur me sulmin që Rusia bëri mbi Ukrainë: ‘Kjo është lëvizja e fundit’

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka biseduar me kryeministrin Edi Rama dhe ministren Olta Xhaçka lidhur me sulmin që Rusia bëri mbi Ukrainë.

Kim shkruan se SHBA dhe Shqipëria do të koordinohen për aksionet ndaj Rusisë duke qenë edhe në një linjë me NATO .

“Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim diskutoi sot me kryeministrin Edi Ramën dhe Ministren e Jashtme, Olta Xhaçka pushtimin e paprovokuar dhe të pajustifikueshëm të Ukrainës nga Rusia.

SHBA dhe Shqipëria janë të bashkuar me të tjerët në mbarë botën për të dënuar në termat më të ashpër veprimet e Rusisë.

Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria do të vazhdojnë të koordinohen ngushtë me NATO dhe Këshilli i Sigurimit në OKB për t’i kërkuar llogari Rusinë për agresionin e saj flagrant kundër Ukrainës dhe paqes dhe sigurisë globale”, shkruan Kim.

Loading...