Yuri Kim ‘kapet’ me komentuesin: Pse mendon se jam kineze?

Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim një ditë më parë ka vizituar Pogradecin dhe ka publikuar disa foto për ti ndarë me miqtë e saj në Facebook. Në një foto ajo është me këngëtaren Ermira Babalia. Në postin e saj nuk kanë munguar komentet, ku një komentues shkruan:
“Dashuria shqiptaro-kineze është një histori e vjetër”, shkruan komentuesi.
Kim e ka ftuar atë për një bisedë në zyrën e saj në ambasadë për t’i treguar pse mendon se ajo është kineze. “Jam e çuditur nga komenti juaj. Ju mirëpres në zyrën time në Ambasadën Amerikane për një bisedë, ku mund t’ju tregoj për historinë krenare të vendit tim si një “Komb i Emigrantëve. Ju lutem më thoni nëse dëshironi të vini për një kafe dhe bisedë. Kjo është një ftesë e sinqertë”, ndërsa ju mund të më thoni pse mendoni se jam “kineze”.

Loading...