Ka përfunduar takimi mes Kryetarit të PD Lulzim Basha dhe ambasadores së SHBA në Shqipëri, Youri Kim. Menjëherë pas përfundimit të takimit në selinë blu, ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka lëshuar një mesazh të “koduar” për ish-kryeministrin Sali Berisha i cili është shpallur “Non Grata” nga SHBA.
Gjatë deklaratës për mediat, ambasadorja tha se Partia Demokratike duhet të shohë para dhe të japë kontributin në reformën territoriale dhe luftën ndaj korrupsioni. Po ashtu, ajo shtoi se PD duhet të ecë para më e fortë, e jo me një këmbë në të shkuarën, duke nënkuptuar Sali Berishën.
Kim gjithashtu theksoi se është një gabim i madh për të gjitha përpjekjet dhe lëvizjet që po bëhen për të kthyer shqiptarët kundër SHBA-së.
Yuri Kim:
“I thashë Bashës që Washintoni mbetet i angazhuar për të bashkëpunuar me PD. Demokracia definohet nga të pasurit e një partie opozitare të fortë dhe që lulëzon. E dimë që është një pozitë e vështirë për PD, është proces tranzicioni por shpresojmë që të dalë më e fortë dhe më e bashkuar. Dhe kur të rikthehet PD-ja në pushtetet duhet të jemi shumë seriozë ndaj korrupsionit, kundër pandëshkueshmërisë. Do ta luftojmë këtë problem, pavarësisht rangut dhe partisë.
Gjithashtu kam parë raporte shqetësuese ajo që ka ndodhur për përcaktimin e korrupsionit në Shqipëri. Është e gabuar edhe është ofenduese. Atyre të cilët po synojnë që të vendosin SHBA kundër shqiptarëve do të bëjmë që ta mendojnë se e kanë gabim. Pozita jonë për pavarësinë në Shqipëri nuk ndryshon edhe sa iu përket PD nuk ka për të ndryshuar.
Është e shkëlqyer që PD është rikthyer plotësisht në Kuvend. Por ka veprime që duhen ndërmarrë për të bërë zgjedhje më të mira herën tjetër. Për të adresuar mangësitë që u identifikuan në raportin e ODHIR. Duhet luftë për të bërë ndaj reformës territoriale dhe luftën kundër korrupsionit. Kërkojnë një PD të fortë që do të evë para, nuk ecet para me një këmbë të mbetur në të shkuarën. Si gjithmonë mezi presim të ecim para me Shqipërinë, shqiptarët dhe PD,” përfundoi ambasadorja Kim.