Yuri Kim: Nëse Berisha merr drejtimin e partisë, SHBA ndërpret marrëdhëniet me PD-në

Sot Yuri Kim nuk ka mbajtur asnjë rezervë ndaj ish-kryeministrit Berisha. E ka thënë prerë se nuk mund të ndodhë që PD-në ta marrë Sali Berisha.

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim është shprehur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndërpresin marrëdhëniet me Partinë Demokratike, nëse kryesimin e saj e merr ish-kryeministri Sali Berisha.

“Nuk ka për të ndodhur. Nuk do të angazhohemi me askënd që është shpallur nga Sekretari i Shtetit. Kjo është një politikë për mbarë botën dhe nuk ka fare të bëjë me individët, por politika e përgjithshme është që nuk mund të imagjinojmë një skenar ku unë apo ndonjë nga pasardhësit e mi të pretendojmë se çdo gjë shkon mirë dhe të shkojmë për kafe me dikë që është shpallur nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor. Nuk ka për të ndodhur”, deklaroi Kim për TCH.

Loading...