Yuri Kim pret ushtarët amerikanë: Do ndihmojnë Shqipërinë për 2 helikopterë dhe trajnimin e FA

Ambasadorja Yuri Kim ka mirëpritur ushtarët amerikanë nga Garda Kombëtare e New Jersey të cilët mbërritën sot në Tiranë.

“Krenare të mirëpres ushtarët amerikanë në Shqipëri, ndërkohë që përgatitemi për stërvitjen më të madhe shumëpalëshe në Ballkanin Perëndimor, të udhëhequr nga SHBA.

Defender 21 do të testojë dhe forcojë aftësinë e aleatëve për t’u zhvendosur shpejt, për të luftuar fort dhe për të fituar”, shkruan ambasadorja amerikane në Twitter.
Në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë thuhet se ata do të ndihmojnë Shqipërinë në përgatitjen për të marrë dy helikopterë UH-60A Blackhawk nga Shtetet e Bashkuara dhe gjithashtu do të kryejnë trajnime për të përgatitur Forcat e Armatosura Shqiptare për stërvitjen Defender 21.

Shqipëria do të jetë vendi mikpritës i stërvitjes me trupa të ushtrisë amerikane “Defender Europe /21, e cila që nga viti 1995, konsiderohet si një nga më të mëdhatë në Europë.

Loading...