Yuri Kim thirrje shqiptarëve: Mos merrni para për votën dhe mos votoni kriminelët!

Ambasadorja amerikane Yuri Kim duke folur në konferencën “Kostot e demokracisë II” u bëri një thirrje për shqiptarët votues, kundrejt të cilëve kërkoi që të mos e shesin votën dhe të mos votojnë kriminelë.

Për ambasadoren, e rëndësishme është që shqiptarët të përfaqësohen nga kandidatë të denjë, jo vetëm që nuk kanë të shkuar kriminale.
Yuri Kim: Po ashtu, votuesi shqiptar duhet të mbajë përgjegjësi duke mos marrë para për votën dhe duke mos votuar kriminelë. Qytetarët janë ata që kanë pushtetin për të vendosur njerëzit në kuvend. Edhe shoqëria civile ka një rol të rëndësishëm. Ata kontribuojnë edhe përmes studimeve dhe rekomandimeve. Këto zgjedhje duhet ta bëjnë Shqipërinë krenar dhe të ndërtojnë një sistem më të mirë zgjedhor duke respektuar rekomandimet. Këshilli Politik mori hapa të rëndësishme për ligjin zgjedhor gjatë verës dhe ky ishte një hap shumë i rëndësishëm për integrimin evropian dhe tani po ndjekim zbatimin, për të siguruar që zgjedhjet për parlamentin e ri të jetë të lira e të ndershme.

Yuri Kim u shpreh po ashtu se është i rëndësishëm edhe bërja transparente e financimit të fushatës elektorale dhe kandidatëve.

Yuri Kim: Fushata dhe financimi i saj është shumë i rëndësishëm. Duke që të kandidatët të kenë integritet për të përfaqësuar popullin. Është detyra e krerëve të partive që t’i pastrojnë listat e tyre nga kandidatët me të shkuar kriminale. Demokracia nuk është përfaqësuese e një pushteti ose një personi. Janë marrë disa reformë sa i takon zgjedhjeve. Jemi duke punuar me të gjitha institucionet për zgjedhje të lira dhe transparente. Jemi duke punuar me partitë politike, në një farë mënyrë edhe duke i “detyruar” që të ndërtojnë besim te votuesit duke emëruar kandidatë pa lidhje me krimin. Po ashtu partitë duhet të bëjnë transparente edhe financimet e fushatës dhe të kandidatëve.

Loading...