Yuri Kim ultimatum: Gjykata Kushtetuese të funksionojë deri në fund të vitit 2020

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim thotë se Gjykata Kushtetuese duhet të ngrihet deri në fund të këtij viti.

“Ne jemi dakord. Ngritja e Gjykatës Kushtetuese duhet të ngrihet deri në fund të vitit”, shkruan Kim teksa ka shpërndarë një deklaratë të bërë nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi në seancën plenare të 7 shtatorit.
Ruçi deklaroi se me hir apo pa hir Gjykata Kushtetuese duhet të ngrihet në fund të këtij viti, ndërsa premtoi se në 1 Janar do të nisin punë gjyqtarët kushtetues.

Loading...