Një zjarr ka përfshirë kodrat me ullinj të lagjes Karbunarë në Lushnjë.
Për pasojë, janë djegur dhjetëra rrënjë ullinj dhe bimësi e egër. Mes rrënjëve të ullinjve ka edhe nga ata që janë shekullorë.
Flakët e zjarrit janë duke u ndihmuar edhe nga era e fortë, e cila favorizohet nga moti i paqëndrueshëm.
Deri tani janë djegur mbi 10 hektarë ullishte dhe vreshta.
Zjarret kanë qenë një problematikë e mprehtë për qytetarët shqiptarë gjatë kësaj vere, duke shkaktuar djegien e shumë hektarëve me pemë dhe bimë.
Loading...