Por Zaev shprehet se duhet një reformë e besueshme e cila të mos e lejë vendin pa Gjykatë Kushtetuese dhe të Lartë, siç ka ndodhur në Shqipëri.
Duke folur ditën e sotme, Zaev është shprehur se reforma nuk duhet bërë nga politikanët, por të nisë nga politikanët.
‘Qytetarët tanë presin shkundje te gjyqtarëve, prokurorëve, politikanëve, drejtorëve, ministrave, por e gjithë kjo do organizim të mirë. Duke parë rastin e Shqipërisë duhet thënë se së pari duhet të dimë se sa jemi të përgatitur.
Shqipëria kaloi një proces vërtetë të rëndësishëm dhe tani nuk ka kapacitet ti përmbush vendet e lëna bosh dhe kjo nuk duhet të ndodhë tek ne.
Tani ata janë pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë, gjë e cila nuk është e lejueshme. Vetingu është një proces i patjerësueshëm për shoqërinë, nuk po them se atë duhet ta bëjnë politikanët, por duhet të nisë nga ne’, është shprehur sot kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.