Krahina e shquar e Labërisë si dhe Norvegjezët kanë një zakon e traditë të përbashkët, që tregon se janë shumë humanë e dashamirës.
Lebërit kanë pasur një traditë shekullore që frurat që lëshonin pemët nga degët që dilnin jashtë oborreve, rrugicave të fshatrave u përkisin kalimtarëve sikurse thoshin të moshuarit “për të lagur gojën” udhëtarët.
Jo vetëm kaq por tradita vazhdon sipas parimit: “mbollën të parët që të hame ne dhe duhet të mbjellim ne të hanë brezat pasardhës.”
Në rrugëkalimet e fshatrave të Labërisë gjen në shumë raste mollë, dardhë, fiq, arra, rrush, që u përkasin të gjithëve veçanërisht kalimtarëve, që përshkojnë rrugë të gjata. Tradita vijon edhe sot e kësaj dite.
Ndërsa norvegjezët kanë vendosur një rregull të pashkruar, ku frutat e tepërta i nxjerrin në oborrin e shtëpisë, në mënyrë që të hanë edhe ata që nuk kanë.
Sapo ata i vjelin pemët, pjesën e mbetur e fusin nëpër qese dhe i lënë jashtë oborrit, që kalimtarët të marrin aq sa kanë nevojë.
Traditat njerëzore e tepër humane ngjajnë nga njeri vend tek tjetri, nga njeri komb tek tjetri, nga njeri kontinent te tjetri! Kjo është mirësia e racës njerëzore!