Zarf i zi për dy banorët e rinj, ja çfarë ka vendosur ‘Vëllai i Madh’

Meridian Ramçaj dhe Antonela Berisha, dy konkurrentët më të rinj të shtëpisë së “Vëllait të Madh” kanë shkelur rregullat sapo kanë hyrë brenda. Ata kanë biseduar me banorët, duke zbuluar se çfarë mendon publiku për ta.
Për këtë arsye “Vëllai i Madh” ka vendosur ti paralajmërojë se nuk do të mund ta bëjnë më këtë gjë në të kundërt ata do të përjashtohen.

Ky është paralajmërimi i fundit edhe për këtë ata do të marrin një dënim. Ata nuk do të kenë të drejtë të përfitojnë nga buxheti javor deri në një njoftim të dytë. Këtë gjë ata duhet ta mbajnë të fshehtë nga banorët,mos të tregojnë se për çfarë janë dënuar por thjesht të tregojnë se nuk do të kenë buxhet derisa “Big Brother” ti njoftojë ndryshe.

Loading...