Policia e Shtetit ka mundur të arrestojë dy vëllezërit Klement dhe Eldi Çala, të cilët akuzohen për një seri vjedhjesh me armë të ndodhura në vend, mes tyre dhe grabitjen e fundit në Rinas, ku u morën rreth 4.6 milionë euro.
Nga burimet mësohet se arrestimi i dy vëllezërve Klement dhe Eldi Çala është bërë në banesën e tyre të marrë me qira për një vit në zonën e Qerretit, në banesë të pranishëm kanë qënë dhe familjarët e tyre.
Policia u ka sekuestruar 150 mijë euro, 3 automjete Audi, 2 motora BMW, 2 armë zjarri janë gjetur në automjet dhe arme të tjera në banesë.
Pëerveç grabitjes së fundit të ndodhur në Rinas, Klement Çala ka dhe një dënim me 25 vite burg në mungesë për grabitjen en ndodhur pranë Stacionit të Trenit në Tiranë, si pjesë e bandës së Ilir Kupës. 31 vjeçari nga Elbasani është dhe autor i grabitjes së Bankës Kombëtare Greke në qendër të qytetit të Larisës, nga ku më pas u arratis dhe nga burgu i Trikallas në 22 mars 2013.