Zbardhet axhenda e Kongresit të PS

Ditën e nesërme do të zhvillojë punimet Kongresi i Partisë Socialiste. Ndërkohë janë mësuar edhe detajet rreth organizimit të këtij Kongresi.

Mësohet se ministrat e qeverisë Rama 3, do të flasin para nisjes së punimeve të tij, për prioritetet e dikastereve që ata drejtojnë duke u vendosur në pjesë të ndryshme të Tiranës.

Çelja e punimeve të kongresit do të bëhet me fjalën e sekretarit të Përgjithshëm të PS Damian Gjiknuri në mesditë, për t’u pasuar nga Elisa Spiropali, Ditmir Bushati dhe Taulant Balla.

Kryeministri Edi Rama do të flasë në orën 12:35.

AXHENDA E PLOTË

Rinia dhe Inovacioni

Vendi: Ish-Kolonat mes Sheshit Italia dhe Sheshit Nënë Tereza

Folës: Erion Veliaj, Bora Muzhaqi

Integrimi dhe Politika e Jashtme.

Vendi: Sallë e Pallatit të Kongreseve

Folës: Olta Xhaçka, Niko Peleshi

Bujqësia dhe Siguria Ushqimore

Vendi: Sheshi Nënë Tereza

Folës: Frida Krifca, Arben Pëllumbi

Energjia, Mobiliteti, Mjedisi

Vendi: Sheshi Italia

Folës: Belinda Balluku, Mirela Kumbaro

Shëndetësia dhe Mbrojtja Sociale

Vendi: Bulevard

Folës: Ogerta Manastirliu, Delina Ibrahimaj

A)Çelja e punimeve të Kongresit (12:00-13:00)

12:00 – HAPJA E PUNIMEVE – Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të PSSH – Damian Gjiknuri.

12:05 -KËSHILLIMI KOMBËTAR – Elisa Spiropali-Paraqitje e rezultateve të procesit.

12:20 – HAPJA DHE FUQIZIMI I PS – Ditmir Bushati – Akademia, vizioni dhe roli i saj në përthithjen dhe zhvillimin e kapaciteteve në radhët e PS.

12:30 – PËRFAQËSIMI i qytetarëve dhe PËRGJEGJËSITË e mazhorancës – Taulant Balla.

12:35 – Fjala e Kryetarit të PSSH-së Edi RAMA.

B) Sesioni i punimeve formale

13:30 – Çelja e pjesës organizative.

13:35 – STATUTI – Prezantimi i paketës së ndryshimeve në Statutin e PSSH-së.

13:45-PROPOZIME për shtesa dhe përmirësime në draft statutin e PSSH-së. VOTIM i ndryshimeve në statut.

Ora 14:00- DIGJITALIZIMI – Prezantim i platformës së re digjitale për komunikimin me strukturat e partisë dhe publikun.

14:15 – DISKUTIME – Hapje e diskutimeve të lira nga delegatët e Kongresit.

15:00- MBYLLJA E PUNIMEVE TË KONGRESIT

SHËNIM: Paralelisht me diskutimet e lira, anëtarët e Asamblesë Kombëtare do të kryejnë në hollin e Pallatit të Kongreseve votëbesimin e Sekretariatit Ekzekutiv të PSSH-së.

III. Sekretariati Ekzekutiv i Partisë të marrë masat organizative për zhvillimin e Kongresit të Partisë në përputhje më kërkesat e Statutit dhe Librit të Rregullave të Partisë.

Loading...