Zbardhet dëshmia e 15-vjeçares që u pë*dhunua nga shokët e klasës: ‘Në vendngjarje ishin edhe…’

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur pak ditë më parë në Ilion të Greqisë, ku një 15-vjeçare është përdhunuar vazhdimisht nga 4 shokë të saj të klasës.

E mitura ka dëshmuar në polici për momentet e tmerrit që ka përjetuar gjatë kohës që është abuzuar seksualisht nga shokët e saj.

Ajo thotë se gjithçka ndodhi nën përdorimin e forcës dhe bashkëmoshatarët e saj kanë qqenë të vendosur ta çonin aktin deri në fund, pavarësisht lutjeve të vazhdueshme të të miturës për të ndaluar.

“Po u thosha se kisha dhimbje. Nuk po dëgjonin”, është shprehur e mitura.

“Më thoshin: “Ule shumë, rri më shumë”. Kur ata thanë se kjo do të thoshte se ata do të fillonin ta bënin atë (sb: përdhunim), unë bërtita dhe u thosha: ndaloni, ndaloni. Unë u thosha se kisha dhimbje. Ata nuk dëgjuan”, ka treguar 15-vjeçarja.

“E gjithë kjo zgjati shumë”, shtoi ajo.

“Njëri prej tyre më mbante për kokë, isha në një bllokim koke dhe nuk merrja dot frymë. Ai më shtypte këtu në diafragmë dhe nuk merrja dot frymë. I thashë që nuk marr dot frymë: “më lër të shkoj, nuk mundem, nuk mundem”, por ai vazhdoi. E gjithë kjo herën e parë zgjati pak, herë të tjera zgjati shumë. U ndal vetëm kur ata vendosën, pavarësisht se çfarë thashë unë”, u tha autoriteteve 15-vjeçarja.

Duke folur për kalvarin e saj të vuajtjeve, adoleshentja thotë se edhe 4 vajza të tjera ishin aty në momentin e përdhunimit të saj. Ajo tha se edhe ndaj njërës prej tyre kishte pasur një kërkesë nga grupi i djemve për të bërë të njëjtën gjë.

“”E dëshironi edhe ju?” ishte pyetja që të pandehurit i kishin bërë njërës prej vajzave”, u tha autoriteteve 15-vjeçarja, duke treguar se kishte edhe fëmijë të tjerë që ndodheshin para përdhunimeve.

“Ka pasur edhe fëmijë të tjerë që kanë qenë para përdhunimit, por nuk kanë marrë pjesë. Janë 4 vajza. (…) është 14 vjeç dhe dy të tjerë janë 15 vjeç. Nuk e di për të katërtën. Këto vajza nuk ishin shqetësuar kurrë nga djemtë. Por më kujtohet një herë, një nga vajzat më tha teksa mua po më ndodhte kjo gjë, se djemtë e pyetën nëse donte edhe ajo të bënte diçka të tillë. “Dëshiron edhe ti?”, i thane”, ka treguar më tej adoleshenti.

Kujtojmë se njëri prej të miturve që morën pjesë në përdhunimin e 15-vjeçares ishte me origjinë shqiptare.

Loading...