Ai thotë se fillimisht kanë menduar se kanë qenë fishekzjarre, por me afrimin e dy mjeteve kanë kuptuar se ata po përplaseshin me armë.
‘Poshtë dëgjuam të shtëna, thamë që ishin fishekzjarre, kur e pamë pastaj që ishin armë, dhe qëlloheshin nga të dy krahët, u futëm të gjithë brenda.
Kur u futëm brenda pashë që po më rridhte gjak nga këmba, kisha marrë plumb.
Një plumb tjetër më kaloi afër veshit. Tani jam mirë më hoqën plumbin’, shprehet Dajko Cenodemaj.
Gjendja e Cenodemajt është e qëndrueshme dhe mjekët kanë mundur që t’i heqin plumbin që kishte në këmbë.
Deri më tani Policia e Vlorës nuk ka dhënë asnjë detaj për përplasjen me armë në mes të qytetit, ndërsa burime bëjnë me dije se është vënë në ndjekje të autorëve.