“News 24” ka publikuar dëshminë e 29-vjeçarit Noel Dishi, autorit të vrasjes së 27-vjeçarit Vilson Tafçiu, në një ndër lokalet më të populluara, në zonën e Astirit, në Tiranë.
Në dëshminë e tij para uniformave blu, i riu ka thënë se nuk ka dashur ta vrasë shokun e tij, por e kishte bërë pasi ky i fundit e kishte sharë nga nëna.
“Me Vilsonin ishim shokë prej vitesh. Nuk kam dashur ta vras. Të hënën shkova tek artisti për ta takuar. Nuk kam paur si qellim ta vras.
Unë levizja gjithmonë me armë me vete. Kur e takova ai më shau nga nëna. U ndjeva shumë i ofendur për shkak të marëdhenies që kishim pasur. Unë e kam marrë në shtepi nuk duhet ta thoshte këtë gjë.
U nervozova dhe e qëllova. Pas krimit jam larguar dhe kam qëndruar në një hotel në kavajë. jam shumë i penduar për krimin e kryer”, ka thënë i riu para policëve.
Ndërkohë, 29-vjeçari nuk ka dhënë detaje pse është prishur miqësia mes tij dhe viktimës.
Ai ka thënë se është në gjendje të rënduar psikologjike dhe se do të flasë në një moment tjetër.