Mëngjesin e sotëm 39-vjeçari Gentian Omeri ka mbërritur në spitalin e Sarandës me dëmtime në kokë, dhëmbë e gishta të thyer.
39-vjeçari është rrëmbyer dhe dhunuar nga tre vëllezërit me mbiemër Ndoj: Antoj Ndoj, Astrit Ndoj dhe Aleksandër Ndoj.
Shkak për dhunimin e tij është bërë ngacmimi në mënyrë të vazhdueshme dhe krijimi i një lidhje intime me një grua të martuar.
39-vjeçari Omeri ka qenë duke udhëtuar nga Konispoli në drejtim të Tiranës, kur gjatë orëve të mesnatës është sulmuar, rrëmbyer, futur në bagazhin e një makine dhe dhunuar fizikisht nga personat e lartpërmendur.
Mësohet se Omeri kishte krijuar një lidhje intime me vajzën e Astrit Ndoj nga Konispoli dhe motrën e 2 vëllezërve, Pjetër dhe Alfred Ndoj.
Omeri, kishte kohë që ngacmonte vajzën e Astritit, e cila edhe pse ishte e martuar kishte krijuar një lidhje jashtë martesore që ishte zbuluar së fundmi nga babai, dy vëllezërit dhe xhaxhai i saj.
Si pasojë e konfliktit verbal mes tyre, në mesnatën e 19 janarit 2023, Gentian Omeri, teksa po udhëtonte më makinën e tij drejt Tiranës, është goditur nga mjeti ku lëviznin 4 personat, Pjetër Ndoj, Anton Ndoj, Aleksandër Ndoj dhe Astrit Ndoj, duke i shkaktuar atij aksident dhe nxjerrë makinën e tij nga rruga.
Mjeti është ndalur në një kanal. Menjëherë kanë zbritur nga makina tjetër katër personat të cilët rrëmbyer forcërisht Gentian Omerin dhe e futën atë në bagazhin e makinës.
Omeri është çuar në një vend, në fshatin Xarë, ku është lidhur dhe rrahur për disa orë, duke i dëmtuar kokën dhe shkaktuar plagë serioze në trup. Më tej 4 personat, e kanë marrë nga kanali, pasi kishin menduar se Gentian Omeri, kishte ndërruar jetë si pasojë e dhunës së ushtruar prej tyre.
Policia ka arrestuar shtetasit Pjetër Ndoj, Astrit Ndoj dhe shpalli në kërkim Alfred Ndojn. Po ashtu, në pranga përfunduan dhe dy djemtë e shtetasit Astrit Ndoj, konkretisht shtetasit Aleksandër Ndoj dhe Anton Ndoj.