Zbardhet fjala e Mark Markut në mbledhjen e PD: T’i lëmë procedurat, të nisim protestat

Pasditen e sotme kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi një mbledhje me deputetët e rinj, por jo vetëm, në selinë blu.

Gjatë fjalës së tij Basha shtroi problematikat që vetë ai apo dhe të tjerë në PD kanë parashtruar prej ditësh. Ndërkohë burime për mediat bëjnë me dije se deputeti i ardhshëm i Kuvendit, i pari në listën e Lezhës ka thënë se është koha që PD të lërë procedurat dhe të vazhdojë aksionin.

Marku është shprehur se tani është koha që të nisin protestat popullore. “Të dalim të mbrojmë votën”, është shprehur ndër të tjera Marku.
“PD po punon fort për të gjithë dokumentacionin për masakrën zgjedhore. Të gjithë e dinë që këtu ka patur një masakër zgjedhore, por duhen provat juridike për ta provuar këtë. Pastaj do jenë të gjitha format e tjera, protesta, luftën do ta bëjmë në parlament, në rrugë.

Në gjykimin tim duhet të jetë një luftë deri sa Rama dhe bandat të largohen nga pushteti. Duhet të kombinohen të gjitha format e rezistencës. Bëhet fjalë për një regjim që duhet luftuar me të gjitha format. Ky është gjykimi im personal: Aty ku nuk ka zgjedhje të lira u lind e derejta qytetarëve të reagojnë me të gjitha format. Kryetari i Partisë e ka deklaruar që nuk do ta njohë rezultatin. Zërat për dorëheqjen e Bashës i konsideroj si shërbyes të Ramës, ata mund ta bëjnë me dashje apo pa dashje”, ka thënë Marku.

Loading...