Të dielën është afati i fundit për regjistrimin e partive në KQZ për zgjedhjet e 30 qershorit.
Meqë është pushim, afati i fundit është të martën.
Deri tani në KQZ janë regjistruar 25 parti, ndërsa kanë aplikuar për t’u regjistruar 8 parti të tjera, duke e çuar në 33 numrin e partive që duan të marrin pjesë në zgjedhjet lokale.
8 partitë e reja do të regjistrohen të martën nga KQZ, ndërsa 1 parti, Aleanca Demokratike e Eduard Abazit, për shkak se nuk ka kthyer fondet e marra paraprakisht nga KQZ, është në kushtet për të mos u regjistruar nga KQZ.
Nga partitë e regjistruara, bien në sy 5 parti që dikur kanë qenë aleatë të Bashës, Bashkimi Demokrat Shqiptar me kryetar Ylber Valteri, Partia Ora e Shqipërisë e drejtuar nga Zef Shtjefni, Bashkimi Liberal Demokrat e drejtuar nga Arian Starova, Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë e Arian Galdinit, si dhe Partia Kombëtare Konservatore e drejtuar nga Kujtim Gjuzi.
REGJISTRUAR
ALEATË TË RAMËS
1. Partia Socialiste e Shqipërisë Edi Rama
2. Partia Socialdemokrate Shqiptare Skender Gjinushi
3. Partia e Gjelbër Edlir Petanaj
4. Partia Kristian Demokrate Dhimitër Muslia
5. Partia Aleanca Demokristiane Zef Bushati
6. Partia Socialiste e Moderuar Gjergji Koja
7. Partia Unitetit Kombëtar Idajet Beqiri
8. Partia Emigracionit Shqiptar Kostaq Papa
9. Personat me Aftësi të Kufizuar Gjovalin Shqalshi
10. Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare Genci Sakaj
11. Partia e të Drejtave të Mohuara Ilir Vata
12. Demokracia e Re Europiane Koçi Tahiri
13. Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane Valentino Mustaka
14. Partia Demokrate për Integrim dhe Prosperitet Kujtim Muça
15. Partia Ardhmëria Shqiptare Emin Subashi
16. Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen Kristo Kiço
17. Partia për Demokraci dhe Solidaritet Gaqo Apostolo
18. P. Për Mbrojtjen e të drejtave te emigranteve Ymer Kurti
19. Partia Komuniste e Shqipërisë Qemal Cicollari
ALEATË TË BASHËS
20. Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar Ylber Valteri
21. Partia Ora e Shqipërisë Zef Shtjefni
22. Partia Bashkimi Liberal Demokrat Arian Starova
23. Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë Arian Galdini
24. Partia Kombëtare Konservatore Kujtim Gjuzi
JASHTË KOALICIONEVE
25. Partia për Mbrojtjen e te Drejtave të Puntoreve Kadri Isufaj
KANË BËRË KËRKESË NË KQZ, REGJISTROHEN TË MARTËN
JASHTË KOALICIONEVE
1. Fryma e Re Demokratike Bamir Topi
2. Lista e Barabartë Ben Blushi
3. Partia Zgjidhja Koço Kokëdhima
ALEATË TË RAMËS
4. Partia Demokracia Sociale Paskal Milo
5. Partia Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela
6. Partia Socialpuntore Shqiptare Ramadan Ndreka
7. Partia e Reformave Demokratike Krenar Rryçi
8. Pajtimi Kombëtar Shqiptar Spartak Dobi
NË KUSHTE PËR T’U MOS REGJISTRUAR. NUK KA KTHYER FONDET
1. Partia Aleanca Demokratike Shqiptare Eduart Abazi
/shqiptarja.com